KARDIOKIRURG
Përvojë profesionale dhe edukim ndërkombëtar
Dr. Kushtrim Shala është mjek specialist, kardiokirurg, me përvojë shumëvjeçare në fushën e kirurgjisë së zemrës.
Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010, me notë mesatare 9.37.
Pjesën më të madhe të shkollimit specialistik e ka zhvilluar në qendra të njohura klinike jashtë Kosovës, përfshirë:
- Herzzentrum Duisburg, Gjermani
- Universitätsklinikum Bonn, Gjermani
- Ankara Türkiye Yüksek İhtisas Eğitim Ve Araştırma Hastanesi, Turqi
- Ankara Şehir Hastanesi, Turqi
Pas përfundimit të specializimit, Dr. Shala ka punuar në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri në vitin 2023.
Ai është anëtar i Asociacionit Europian për Kirurgji Kardio-Torakale, EACTS, dhe kandidat për doktor shkence në mjekësi klinike.
Dr. Shala merr pjesë rregullisht në kongrese dhe konferenca profesionale të kardiokirurgjisë, duke përcjellë zhvillimet dhe teknikat bashkëkohore të kësaj fushe.


