Shërbimet kardiokirurgjike

Shërbimet kardiokirurgjike

Trajtim kirurgjikal i sëmundjeve të zemrës, nga procedurat minimale invazive deri te operacionet konvencionale dhe komplekse.

Kardiokirurgjia minimale invazive

Ndërhyrje të kryera përmes prerjeve më të vogla, pa hapjen e plotë të pjesës së përparme të kraharorit, kur diagnoza dhe gjendja e pacientit e mundësojnë këtë qasje.

Kjo metodë mund të ndihmojë në reduktimin e traumës kirurgjikale dhe lehtësimin e procesit të rikuperimit.

Procedurat përfshijnë:

  • Bajpasi koronar MIDCAB
  • Riparimi ose zëvendësimi i valvulës mitrale
  • Riparimi ose zëvendësimi i valvulës aortale
  • Riparimi ose zëvendësimi i valvulës trikuspidale
  • Heqja e tumoreve kardiake
  • Mbyllja e defekteve të septumit atrial

Kardiokirurgjia konvencionale

Ndërhyrje kirurgjikale të zemrës që realizohen përmes hapjes së pjesës së përparme të kraharorit dhe sternumit.

Kjo qasje mund të nevojitet për trajtimin e sëmundjeve komplekse, rasteve emergjente ose procedurave që nuk mund të realizohen përmes metodave minimale invazive.

Procedurat përfshijnë:

  • Bajpasi koronar
  • Riparimi i aneurizmave të aortës
  • Kirurgjia e valvulave të zemrës
  • Kirurgjia e tumoreve të zemrës
  • Kirurgjia emergjente e diseksionit të aortës
  • Kirurgjia e perikardit
  • Trajtimi kirurgjikal i tamponadës së zemrës
  • Trajtimi kirurgjikal i perikarditit
  • Kirurgjia e endokarditit infektiv
  • Operacionet e kombinuara
  • Rioperimet kardiake

Konsulta para operacionit

Gjatë konsultës shqyrtohen ekzaminimet, diagnoza, historia mjekësore dhe dokumentacioni i pacientit.

Pacientit i shpjegohen:

  • Gjendja aktuale e zemrës
  • Mundësitë e trajtimit
  • Procedura e rekomanduar
  • Përgatitja para operacionit
  • Procesi i pritshëm i rikuperimit

Keni diagnozë ose rekomandim për operacion të zemrës?

Keni diagnozë ose rekomandim për operacion të zemrës?

Dërgoni dokumentacionin tuaj për një konsultë dhe vlerësim profesional.